Hoxhaj: Armatosja hipersonike e Serbisë rrezikon sigurinë rajonale

Ish-ministri i jashtëm, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon dhe armatosjen e Serbisë me raketa hipersonike kineze. “Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë…

Lajme

13/03/2026 11:31

Ish-ministri i jashtëm, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon dhe armatosjen e Serbisë me raketa hipersonike kineze.

“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj.