Hoxha pas koncertit të tenorit të famshëm Lahaj: Koncert për t’u mbajtur mend
Nën përkujdesjen e Zyrës së BE-së, është mbajtur koncert me tenorin e famshëm, Ramë Lahaj, për Ditën e Evropës, me moton: Evropa në zemrën e tij. Krenar me Kosovën, ku mori pjesë edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Lajme
Ministrja Hoxha ka vlerësuar lartë këtë koncert, duke theksuar se “është për t’u mbajtur mend, tenori i famshëm, Ramë Lahaj e bëri mbrëmjen madhështore. Sonte, ai na ka ofruar një përjetim të veçantë duke na bërë krenar me mjeshtërinë e tij operistike”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:
“Dita e Evropës, sonte në Prishtinë, është shënuar me një koncert për t’u mbajtur mend, tenori i famshëm, Ramë Lahaj e bëri mbrëmjen madhështore. Sonte, ai na ka ofruar një përjetim të veçantë duke na bërë krenar me mjeshtërinë e tij operistike.
Kur Placido Domigo premtoi se do të dëshironte të vizitonte popullin dhe vendin që nxori të madhin Ramë Lahaj, pa dyshim, kemi ndjerë lartësinë artistike të tenorit me nam.
Madje, Domingo parashikoi një rrugë edhe më të ndritur, që sigurisht verifikohet nga shtëpitë operistike më të famshme në botë, se “Ramë Lahaj është në kohë të përkryer për të gjitha paraqitjet e tij”.
Bravo!”