Hoxha: LDK-ja është dobësuar nga rezultati zgjedhor, jo nga Kuvendi
Analisti Ylli Hoxha ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është më e dobët jo për shkak të Kuvendit, por për shkak të rezultatit zgjedhor. Sipas tij, Lumir Abdixhiku nuk është rizgjedhur sepse ka qenë opsioni më i mirë, por sepse nuk ka pasur alternativa të tjera. “LDK-ja është më e dobët jo për shkak…
Lajme
Analisti Ylli Hoxha ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është më e dobët jo për shkak të Kuvendit, por për shkak të rezultatit zgjedhor. Sipas tij, Lumir Abdixhiku nuk është rizgjedhur sepse ka qenë opsioni më i mirë, por sepse nuk ka pasur alternativa të tjera.
“LDK-ja është më e dobët jo për shkak të Kuvendit, por për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se pikërisht aty qëndron problemi, ndërsa Kuvendi mbetet një pjesë e fortë e LDK-së, ashtu siç ka qenë edhe më herët. Sipas tij, LDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka arritur disa herë të përballet me sfida të tilla të lidershipit dhe t’i adresojë ato përmes votës, pa përçarje dhe pa përplasje të brendshme.
“Aty është çalimi dhe Kuvendi është pjesë e fortë e LDK-së, sepse megjithatë është i vetmi subjekt që ka arritur disa herë të ketë sfida të tilla të lidershipit dhe ta adresojë këtë çështje me votë, pa u përçarë dhe pa u stërkequr mes vete”, ka thënë ai.
Hoxha ka theksuar se Kuvendin e LDK-së nuk e sheh si dobësi.
“Përkundrazi, e shoh si mundësi të fillimit, rifillimit apo të vazhdimit të punës”, ka përfunduar ai./dukagjini