Hoxha Gashi për Krasniqin: Disa mullah me mujt t’gjitha gratë e Kosovës i shtinë n’ferexhe

Hoxha i njohur kosovar, Drilon Gashi, ka folur rreth deklaratave të mbrëmshme të hoxhës Shefqet Krasniqi i cili ka thënë se “gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda”.

Lajme

14/04/2021 15:03

Gashi ka thënë se duhet ditur që kur flet Shefqet Krasniqi nuk është duke folur islami.

“Ajo që duhet ta dimë gjithashtu është se kur flet një mullah [si Shefqet Krasniqi] nuk është kah flet islami, por po flet filani dhe personaliteti i tij i pakonfirmuar, po flasin njohuritë apo budallakitë e tij rreth asaj çka ka kuptuar!” – ka deklaruar ai për Periskopin.

Gashi ka deklaruar edhe se ka hoxhallarë tjerë të cilët kanë shprehur mendime të tilla përçmuese për pozitën e gruas në shoqëri.

“Disa mullah me mujt t’gjitha gratë e Kosovës i shtinë n’ferexhe e jau bojnë fenë baski.” – thotë ai.

Ai ka përmendur se paragjykime seksiste kanë pasur edhe mendimtarë të mëdhenj, ku përmend mes tyre Immanuel Kantin, Friedrich Nietzschen, Georg Ëilhelm Friedrich Hegelin e të tjerë.

“Islami i vërtetë beson në vlerën dhe rëndësinë e barabartë të grave, vajzave, burrave dhe djemve për shoqërinë, dhe rëndësinë e barazisë në trajtimin e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga statusi i tyre dhe pavarësisht prej disa zakoneve patriarkale, qofshin ato tradita arabe apo shqiptare.” – shton më tej Gashi.