Hoxha flet për zhvillimin e artit, turizmin kulturor dhe programin e PDK-së për këto çështje

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka dhënë një intervistë për lajmi.net ku ka folur rreth shumë çështjeve të ndryshme.

Lajme

28/09/2019 22:31

Sa i përket kulturës dhe artit, Hoxha ka thënë se ka shumë gjëra që janë punuar në vitet e fundit, por ka ende gjëra të cilat mund të përmirësohen.

“Sidomos në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë rregulluar disa gjëra si institucionet publike, aktorët rezidentë, pagesa dhe kategorizimi i tyre, pra disa çështje akute janë rregulluar, por skena e pavarur ka mbetur peng”, tha Hoxha.

Hoxha ka folur edhe për subvencionimin e artistëve dhe projekteve artistike e gjithashtu për skenën e pavarur të artit

“Në rastin e subvencionimeve do të ketë edhe një fond që do të subvencionoj edhe skenën e pavarur dhe jo vetëm atë institucionale dhe do t’i shërbej atyre aktiviteteve artistike që janë dëshmuar që janë serioze, do të ketë gjithashtu bord që do të jetë i përbërë prej akterëve të ministrisë, shoqërisë civile dhe artistëve”, tha Hoxha.

YouTube player

Sipas Hoxhës, në projektin e PDK-së është edhe muzeimi i historisë së re të Kosovës që përfshinë rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë.

“Po ashtu, fokus tjetër në programin e PDK-së është historia e re e Kosovës dhe muzeimi i kësaj historie, qoftë në mënyrë tematike, ju e dini, në stacionin e trenit ka deklaruar që ai do të jetë një muze i vogël për çështjen e depërtimit, ajo mund të jetë moment i vogël. Muzeu i Luftës, ne nuk kemi muze të historisë së re të Kosovës dhe rrugëtimit drejt shtetëzimit dhe në këtë pikë do të ketë aktorë të shumtë, por do të punohet edhe nga shoqëria civile, institutet e ndryshme për dokumentim të bëmave të luftës, pra ka aktorë që kanë prodhuar dhe punuar”, tha Hoxha.

Hoxha tha gjithashtu se përtej disa resurseve natyrore që i kemi, ne kulturën e kemi platformë, dhe duhet ta shfrytëzojmë që ato të jenë magnet për njerëzit e ri që vijnë në Kosovë dhe të krijohet mundësi për turizmin artistik.

Këto dhe çështje të tjera të folura nga Hoxha në intervistën për lajmi.net mund t’i ndiqni më poshtë të plota në video: