Hoxha e PDK-së: Nuk kam asgjë kundër pse Kurti ka vendosur për Haxhiun, nëse i ka votat le ta shtyjë përpara

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, deklaroi se nuk ka asgjë kundër pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka vendosur Albulena Haxhiun kandidate për t’u votuar si kryeparlamentare. Ajo ka thënë se “nëse ai i ka votat, le ta shtyjë përpara, në rregull jemi dhe nuk kam asgjë kundër”. “Kurti ka dalë i pari në…

Lajme

20/05/2025 19:18

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, deklaroi se nuk ka asgjë kundër pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka vendosur Albulena Haxhiun kandidate për t’u votuar si kryeparlamentare.

Ajo ka thënë se “nëse ai i ka votat, le ta shtyjë përpara, në rregull jemi dhe nuk kam asgjë kundër”.

“Kurti ka dalë i pari në zgjedhje por s’i ka marrë votat që ka dashur me mundësinë që ta bëjë komplet vet kuvendin, ta ketë mazhorancën si e ka pasur herën e kaluar, dhe normalisht që nesër nëse do të hyjë nëpër procese të reja qeverisëse, nuk do të ketë pushtetin e pastër në kuptimin partiak si e ka sot”, shtoi tutje Hoxha në Klan Kosova.