Hoxha: Dhoma Kushtetuese e Speciales nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka folur për Ligjin e ri për Gjykatën Speciale. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka thënë se Dhomat e Specializuara janë bartje e sovranitetit të Kosovës. Sipas saj, Dhoma Kushtetuese të Speciales nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese. “Dhomat e Specializuara dhe Dhoma Kushtetuese janë bartje…
Lajme
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka thënë se Dhomat e Specializuara janë bartje e sovranitetit të Kosovës.
Sipas saj, Dhoma Kushtetuese të Speciales nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Dhomat e Specializuara dhe Dhoma Kushtetuese janë bartje e juridiksionit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, por Gjykata Kushtetuese nuk mund të minimizohet, sepse Dhoma Kushtetuese nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Dhomat e Specializuara janë themeluar me Kushtetutë dhe me ligj në Kuvendin e Kosovës. Nëse Kuvendi i Kosovës mendon që ka dalë jashtë juridiksionit dhe domenit kushtetues dhe ligjor për të cilin është themeluar Gjykata, unë nuk shoh ndonjë problem pse riamandamentimi apo plotësim-ndryshimi i ligjit mund ta cenojë pavarësinë”, ka deklaruar Hoxha.