Hovenier vlerëson udhëheqjen e komandantit Ulutas: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për KFOR-in
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkruar sot pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it. Ai përmes një postimi në “X”, ka vlerësuar udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit Ozkan Ulutaş, derisa i ka uruar mirëseardhje Enrico Barduanit si komandant i KFOR-it. “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për KFOR-in…
Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkruar sot pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Ai përmes një postimi në “X”, ka vlerësuar udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit Ozkan Ulutaş, derisa i ka uruar mirëseardhje Enrico Barduanit si komandant i KFOR-it.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për KFOR-in dhe misionin e tyre për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Hovenier. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
It was a privilege to attend the @NATO_KFOR Change of Command ceremony. Deep appreciation for MG Ulutaş’s leadership and service, and a warm welcome to MG Barduani as he takes command of this critical mission. The United States remains steadfast in its support for @NATO’s mission… pic.twitter.com/I9YBbVFwDA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 15, 2024