Hovenier me mesazh lamtumirës: Mezi pres të shoh se çfarë do të arrini më 2025

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka mbajtur një video-adresim me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë. Ai ka thënë se ndihet i nderuar të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës dhe të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar një Kosovë sovrane, të pavarur,…

Lajme

27/12/2024 15:49

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka mbajtur një video-adresim me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Ai ka thënë se ndihet i nderuar të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës dhe të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar një Kosovë sovrane, të pavarur, multi-etnike, demokratike dhe të begatë.

“Mezi pres të shoh se çfarë do të arrini ju, populli i Kosovës, në vitin 2025 dhe më tej. E di që do të jetë e mahnitshme. Gëzuar Festat!”, ka thënë diplomati amerikan.