Hoti takim me FMN: Qeveria e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët ka diskutuar për gjendjen ekonomike në vend, me theks të veçantë mbi pasojat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe angazhimin e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike.

Lajme

06/10/2020 17:40

Hoti me këtë rast tha se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë.

“Pakoja për rimëkëmbje ekonomike është e bazuar në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve që po përballen me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19, njëherësh është në harmoni të plotë edhe me kapacitetet tona institucionale dhe financiare”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së siguruan kryeministrin Hoti se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen me programet e tyre. /Lajmi.net/