Hoti s’u pa të shkonte në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, konfirmon se nuk e voton Bekim Sejdiun për President
Lidhja Demokratike e Kosovës lëshoi një deklaratë në faqen e saj zyrtare në Facebook, në emër të Kryesisë së partisë, duke thënë se nominimi i Bekim Sejdiut për President u mbështet “me unanimitet të plotë”. LDK-ja tha se “pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës lëshoi një deklaratë në faqen e saj zyrtare në Facebook, në emër të Kryesisë së partisë, duke thënë se nominimi i Bekim Sejdiut për President u mbështet “me unanimitet të plotë”.
LDK-ja tha se “pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës”.
“Ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i LDK-së, me procedurat vendimmarrëse të partisë dhe me përgjegjësinë që LDK-ja ka marrë për garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin e rregullt të rendit kushtetues”, thuhet në deklaratë.
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nuk u pa të hynte në mbledhjen e Kryesisë së partisë.
Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ai konfirmoi qëndrimin e djeshëm.
“E kam bërë publik qëndrimin tim”, tha ai.