Hoti shkon në Shqipëri tri ditë pasi që Rama vizitoi Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do ta vizitojë nesër Shqipërinë, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Lajme

02/07/2020 15:09

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 3.7.2020 (e premte) viziton Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama”, thuhet në njoftim.

 Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Kryeministri Hoti do të zhvillojë këto aktivitete:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

VENDI: Pallati i Brigadave

 11:15-  Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

 14:00 –Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

 14:45 –Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

VENDI: Zyra e Kryetarit të PD. /Lajmi.net/