Hoti reagon pasi u raportua se Abdixhiku nuk e ka përfshirë në top 10-she të listës: Numrat i përcaktojnë qytetarët

Ish-kryeminstri i Kosovës dhe ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka dal me një reagim në lidhje me raportimet e fundit. Siç shkroi mediumi nacionale, Hoti nuk pritet të jetë në top 10-she të listës së deputeteve të LDK-së. Ai pritet të jetë i 11-ti në listë, transmeton lajmi.net. Hoti me anë të një postimi në…

Lajme

12/05/2026 16:10

Ish-kryeminstri i Kosovës dhe ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka dal me një reagim në lidhje me raportimet e fundit.

Siç shkroi mediumi nacionale, Hoti nuk pritet të jetë në top 10-she të listës së deputeteve të LDK-së. Ai pritet të jetë i 11-ti në listë, transmeton lajmi.net.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët. I juaji, Avdullah Hoti.”, u shpreh ai./lajmi.net/