Hoti për Qeverinë: Zoti na ruajtë, se nuk e dinë çka bëjnë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në veri. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka rikujtuar kur kryeministri Kurti thoshte se ambasadori amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, shkruan lajmi.net. “Ushtarët amerikan janë çdo ditë në…

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka rikujtuar kur kryeministri Kurti thoshte se ambasadori amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, shkruan lajmi.net.
“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Hotit:
Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.
Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.
Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë. /Lajmi.net/