Hoti nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, arsyetohet me “angazhimet akademike”

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së. Ai ka njoftuar për arsyen pse nuk ka marrë pjesë, e që thotë se ishte për shkak të “angazhimeve akademike”, shkruan lajmi.net. “Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam…

Lajme

10/04/2025 15:25

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së.

Ai ka njoftuar për arsyen pse nuk ka marrë pjesë, e që thotë se ishte për shkak të “angazhimeve akademike”, shkruan lajmi.net.

“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar”, ka shkruar Hoti.

Disa ditë më parë, janë publikuar disa biseda nga grupi në “Viber” i LDK-së, e aty përmes një mesazhi Hoti ka shprehur hapur dyshimet për manipulime me vota nga kandidatët për deputet të partisë së tij. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: