Hoti: Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast

Ish-kryeministri dhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatin për profilin “Lule Gjeli”, duke kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria dhe duke pretenduar se rasti nuk është i izoluar. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se për vite me radhë debati politik në Kosovë është…

Lajme

25/07/2026 20:23

Ish-kryeministri dhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatin për profilin “Lule Gjeli”, duke kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria dhe duke pretenduar se rasti nuk është i izoluar.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se për vite me radhë debati politik në Kosovë është dëmtuar nga gjuha e urrejtjes, shpifjet dhe fushatat e koordinuara në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

“Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe”, ka shkruar ai.

Hoti ka pretenduar se hetimet për rastin “Lule Gjeli” duhet të zbardhin lidhjet e mundshme të këtij profili me atë që ai e quan “makineria propaganduese” e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë”, ka deklaruar Hoti.

Në fund, ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë pa vonesë.

“Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë: 

Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe.
Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.
Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri./lajmi.net/