Hoti: Mes vitit 2024 dhe 2025, Kosova ka rënë për 24 pozita në rangimin ndërkombëtar në lirinë e shtypit

Avdullah Hoti ka reaguar duke ngritur shqetësimin për, siç thotë ai, përkeqësimin e lirisë së mediave në Kosovë gjatë viteve të fundit. Ai thekson se vendi ka rënë për 24 pozita në rangimin ndërkombëtar të lirisë së shtypit mes viteve 2024 dhe 2025. Hoti e lidh këtë rënie me sulmet e pushtetit ndaj mediave, tentimin…

Lajme

08/12/2025 16:20

Avdullah Hoti ka reaguar duke ngritur shqetësimin për, siç thotë ai, përkeqësimin e lirisë së mediave në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Ai thekson se vendi ka rënë për 24 pozita në rangimin ndërkombëtar të lirisë së shtypit mes viteve 2024 dhe 2025.

Hoti e lidh këtë rënie me sulmet e pushtetit ndaj mediave, tentimin për mbylljen e një mediumi kryesor, ndërhyrjet në RTK dhe mospërgjigjen e institucioneve ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Ai kërkon që kjo situatë të ndryshojë, duke theksuar se liria e medias është e garantuar me kushtetutë.