Hoti: Mbështetja e deputetëve për Gashin mesazhi më i keq që iu japim të rinjve
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbështetja që deputetët e koalicionit i kanë dhënë zëvendëskryeministrit Dardan Gashi me rastin gjuajtjes me armë është mesazhi më i keq që të zgjedhurit e popullit mund t’ua japin të rinjve.

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës sot është diskutuar për gjuajtjen me armë të Dardan Gashit, veprim të cilin e ka dënuar opozita duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.
“Deputetët e koalicionit e mbështetën gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit me logjikën që ‘nuk është bërë nami’. Ky është mesazhi më i keq që ju japim të rinjve. Sot një deputet e përmendi arrestimin e qytetarëve për gjuajtje me armë. Ndërkaq, në rastin e këtij zyrtari ligji nuk vlen”, ka shkruar Hoti.
Ai më tutje ka shtuar se, “mënyra për rrëzimin e kësaj Qeverie po bëhet e qartë. Procedurat parlamentare nuk kanë vend këtu. LDK-së i duhet mbështetje qytetare, si një kohë”.