Hoti kërkon bashkëpunimit ndërkombëtarë për luftimin e trafikimit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka qenë i pranishëm sot në konferencën e zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Lajme

19/10/2020 10:29

Me këtë rast, Hoti tha se Kosova duhet vazhduar luftën ndaj këtij krimi dhe se duhet identifikuar dhe ndëshkuar njerëzit të cilit kryejnë këto vepra.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/693211551401544/

Hoti poashtu deklaroi se duhet angazhim edhe më i gjerë i ekspertizës në vend, në mënyrë që të arrihet luftimi i këtyre veprave.

“Ka rënie të rasteve të trafikimit dhe kjo ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës.  Rekomandimet që kemi marrë nga mekanizmat për institucionet tona ka quar në përgatitjen e planeve konkrete në luftimin e kësaj dukurie. Prandaj sot përgëzoj të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në rend dhe ligj në luftimin e kësaj dukurie”, tha Hoti, transmeton lajmi.net.

Lexo edhe:

Thaçi “urdhëron” institucionet të luftojnë me çdo kusht trafikimin me qenie njerëzore

Ai gjithashtu tha se duhet dakordim përtej bashkëpunimin institucional, sepse është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtarë në luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Punët që ka bërë MPB dhe bashkëpunimi që ka vendosur me institucionet ndërkombëtare besoj se do të sjellë rezultate të ndryshme”,shtoi Hoti. /Lajmi.net/ 

Lexo edhe:

Veliu: Kosova ka rënie të rasteve të Trafikimit me Qenie Njerëzore