Hoti intervistohet nga Komisioni Hetimor për subvencionim të teksteve shkollore

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore. Ai është pyetur nga deputetët e mazharancës për periudhën sa ka qenë ministër në dhjetor të vitit 2014 dhe gusht 2017. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka pyetur Hotin nëse ka pranuar kërkesë…

Lajme

04/10/2024 17:44

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore. Ai është pyetur nga deputetët e mazharancës për periudhën sa ka qenë ministër në dhjetor të vitit 2014 dhe gusht 2017.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka pyetur Hotin nëse ka pranuar kërkesë nga Ministria e Arsimit për buxhet shtesë për blerjen e teksteve shkollore. Por, Hoti tha se nuk është dijeni nëse ka pasur kërkesë të tillë.

“Gjatë asaj kohe sigurisht Ministria e Arsimit i është drejtuar ministrisë tuaj me kërkesë dhe planifikim për ndarjen e mjeteve për blerjen e teksteve shkollore. A ka pasur raste kur ministria ka kërkuar buxhet shtesë përveç atij që është planifikuar herën e parë për të njëjtën çështje, për blerjen e teksteve shkollore? Hoti: Buxheti i Ministrisë së Arsimit ka qenë sikur buxheti i të gjitha ministrive të tjera, pjesë e planifikimit të rregullt që kanë bërë edhe ministritë në buxhetin e rregullt ose në rishikimin e buxhetit në mes të vitit”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj Sadiku ka pyetur Hotin lidhur me një marrëveshje ndërkombëtare, e cila ka përfunduar në prokurori.

“Nuk e di a e dini që një marrëveshje ndërkombëtare që është prezantuar në kuvend dhe ka kaluar me votat e deputetëve në vitin 2014, marrëveshje e ratifikuar, për e-mësimi dhe e-matura ka përfunduar në prokurori”, ka pyetur ajo.

Kjo pyetje e deputetes së pozitës ka shkaktuar debat mes pozitës e opozitës.

Hoti: Pse po ma drejtoni mua këtë?

Tishukaj-Sadiku: Nëse e keni si informatë.

Hoti: Pse më duhet mua kjo si informatë, nëse është jashtë çështjes së këtij komisioni?

Dumoshi: Kolege, ka qenë qeverisja më e mirë në vitin 2014, me kë je duke folur duhesh pak…

Tishukaj-Sadiku: Jo nëse ka përfunduar në prokurori unë e kam shumë problem.

Fejza: Ne jemi deputetë, të gjithë të zgjedhur me votë të qytetarëve…është momenti i fundit që ju me ndalu me pa vetën superior mbi deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, sepse nuk jeni”.