Honda sjellë jahtin sportiv me 500 kuaj-fuqi, kjo është shpejtësia marramendëse që kapë

Honda do sjellë jahtin sportiv, i cili me fuqinë që ka, do jetë në gjendje të përshkojë ujin me një shpejtësi prej 150 km/h.

Auto & Tek

15/10/2019 13:06

Kohëve të fundit, prodhuesit e makinave kanë vendosur fokusin në krijimin e mjeteve lëvizëse në ujë dhe në ajër, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, në bashkëpunim me SanYuanJahts, Honda do të ndërtojë jahtin sportiv, të destinuar për peshkim, të emërtuar ‘SJ32’.

Gjatë një aktiviteti në Florida të Shteteve të Bashkuara, janë dhënë pamjet e para të ‘SJ32’. Ajo do t’i ketë nga dy motorë, që së bashku do prodhojnë 500 kuaj fuqi.

Jahti sportiv do jetë në gjendje të lëvizë në një shpejtësi prej 150 km/h.

Mjetit lëvizës mësohet se do t’i etiketohet çmimi prej 273-410 mijë euro, varësisht nga modeli që përzgjedhet. /Lajmi.net/