“Home”, filmi kosovaro-britanik nuk arriti të triumfojë në EFA

Filmi i shkurtër ‘Home’ ishte produksioni i parë kosovar që ishte nominuar për Akademinë Evropiane të Filmit.

ShowBiz

11/12/2016 14:58

Ishte i nominuar në garën më të madhe të filmit për Evropë, në Akademinë Evropiane të Filmit që konsiderohët të jetë një Oscar i Evropës, por filmi kosovaro-britanik “Home” nuk arriti të trumfojë në këtë garë, i cili është punuar me regji të Daniel Mulloy, shkruan KultPlus.

Filmi që është shpërblyer është filmi holandez “9 days from my window in Aleppo”, me regji të Floor van der Meulen dhe Thomas Vroege. Filmi i shkurtër ‘Home’ ishte produksioni i parë kosovar që ishte nominuar për Akademinë Evropiane të Filmit.