Holanda, Ukraina, Austria: Kjo është forma aktuale e kundërshtarëve të mundshëm të Kosovës në Euro 2020
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar Grupin për Euro 2020, në rast se arrin të sigurojë kualifikimin.
Sport
Kosovës do t’i duhet t’i fitojë dy ndeshje në play off të Ligës së Kombeve, për të prerë biletën për Kampionatin Evropian 2020, shkruan lajmi.net.
Maqedonia Veriore do të jetë kundërshtarja e parë e Kosovës, kurse në rast të fitores, Dardanët luajnë me fituesin e çiftit Gjeorgji – Bjellorusi, ku duhet të marrin përsëri fitore për të shkuar në Euro 2020.
Në rast se shkojnë në Euro 2020, Kosova do të luajë në Grupin C, ku bëjnë pjesë Holanda, Ukraina dhe Austria. Këto tri kombëtare kanë siguruar kualifikimin përmes kualifikueseve të Euro 2020.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formën që këto kombëtare kanë kaluar, në pesë ndeshjet e tyre të fundit. Shihet se Kosova do të ketë punë të vështirë.
Ukraina:
Ukraina në pesë ndeshjet e saja të fundit, numëron katër fitore dhe vetëm një barazim. Në këto pesë ndeshje, ukrainasit kanë shënuar 10 gola dhe kanë pranuar vetëm 3.
Ukrainë 1:0 Estoni
Ukrainë 2:1 Portugali
Ukrainë 2:0 Lituani
Ukrainë 2:2 Nigeria
Lituani 0:3 Ukrainë
Holanda:
Njësoj sikur Ukraina, edhe Holanda ka një bilanc prej katër fitoreve dhe një barazimi, në pesë ndeshjet e fundit të luajtura. ‘Tulipanët’ regjistrojnë 15 gola të shënuara dhe 3 të pranuara.
Holandë 5:0 Estoni
Irlandë Veriore 0:0 Holandë
Bjellorusi 1:2 Holandë
Estoni 0:4 Holandë
Gjermani 2:4 Holandë
Austria:
Edhe Austria numëron katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit që ka zhvilluar. Së fundmi, austriakët kanë mposhtur Maqedoninë Veriore, që do të jetë kundërshtare e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Austriakët kanë shënuar 12 gola dhe kanë pësuar dy gola, në pesë ndeshjet e fundit.
Austri 2:1 Maqedoni Veriore
Slloveni 0:1 Austri
Austri 3:1 Izrael
Poloni 0:0 Austri
Austri 6:0 Letoni
Kosovën do ta presë një punë mjaft e vështirë në fazën e grupeve të Euro 2020, në rast se Dardanët e udhëhequr nga Bernard Challandes arrijnë të kualifikohen aty. /Lajmi.net/