Hodaj: Faton Peci ia dorëzoi dosjen Prokurorisë 10 ditë para intervistimit – iu tha kapni verifikoni
Taulant Hodaj, avokati i Faton Pecit, ka thënë se ministri në detyrë, ‘ia kishte dërguar dosjen e fabrikës së mbetjeve shtazore vetë Prokurorisë, 10 ditë para se thirrej për intervistim”. “Një gjë mund të them se ministri zoti Peci, para dhënies së dëshmisë së tij, 10 ditë përpara e ka dërgu vetë te Prokuroria dosjen,…

Lajme
Taulant Hodaj, avokati i Faton Pecit, ka thënë se ministri në detyrë, ‘ia kishte dërguar dosjen e fabrikës së mbetjeve shtazore vetë Prokurorisë, 10 ditë para se thirrej për intervistim”.
“Një gjë mund të them se ministri zoti Peci, para dhënies së dëshmisë së tij, 10 ditë përpara e ka dërgu vetë te Prokuroria dosjen, në mënyrë proktive, iu ka thënë po bëhet bujë në media, ja ku e keni dosjen kapni verifikoni. Ndoshta është eskluzive kjo, se nuk jam lëshu më herët në këto informacione. Për çudi, Policia dhe prokuroria nuk e kanë pasë fare të njohur këtë fakt, që vetë ministri e ka çu në Prokurori.Nuk ka pasë diçka për të fshehur aty. E kanë kuptu në atë kohë që ka ekzistu një dosje. Në bazë të planit të programit e ka dhënë dëshminë e tij ministri dhe besoj se gjithcka do të sqarohet sepse nuk ka asgjë serioze aty”,tha Hodaj në T7,
Sipas tij “Po të kishte diçka serioze aty, vetë ministri nuk do t’ia kishte dërgu Prokurorisë dosjen proaktivisht, domethënë me iu thënë hajde hetoni”.