Historiku i shkurtër i CCN, Pse Irani filloi sulmin e tij më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit?

Irani e ka përshkruar sulmin e tij të së martës si një përgjigje të kalibruar ndaj përshkallëzimeve të përsëritura nga Izraeli. Korpuesi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se sulmet me raketa ishin një përgjigje ndaj vrasjes së Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantëve të tjerë, duke përfshirë këtu liderin politik të Hamasait, Ismail Haniyeh.…

Bota

02/10/2024 10:32

Irani e ka përshkruar sulmin e tij të së martës si një përgjigje të kalibruar ndaj përshkallëzimeve të përsëritura nga Izraeli.

Korpuesi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se sulmet me raketa ishin një përgjigje ndaj vrasjes së Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantëve të tjerë, duke përfshirë këtu liderin politik të Hamasait, Ismail Haniyeh.

Bashkë me Hamasain, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor, Hezbollah është pjesë e “Boshtit të Rezistencës” së Iranit- Një aleancë kjo islamike që përfshiu Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.

Përfaqësuesit i japin Iranit madje thellësi strategjike kundër armiqve të tij, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Pas vrasjes së figurës më publike të Hamasait, pas pjesëmarrjes në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit në korrik, bota priti të shihte se si do të përgjigjej Teherani.

Më pas erdhi vrasja e Nasrallah-ut nga Izraeli, teksa zgjeroi luftën e tij me Hezbollahun në Liban.

Të shtunën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim të zjarrtë drejtuar Iranit duke thënë se Izraeli “ po ndryshonte ekuilibrin e fuqisë në rajon” dhe se “nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk do ta arrijë”.

Vdekja e Nasrallahut ishte e nevojshme tha ai, për të kthyer mijëra banorë në shtëpitë e tyre përgjatë kufirit me Libanin, të zhvendosur nga sulmet me raketa të Hezbollahut dhe për të parandaluar grupin që të nis një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar prej kohësh se Irani dhe udhëheqja e lartë e Hezbollahut kanë dashur që të shmangin luftën e plotë me Izraelin, edhe pse të dy kanë shkëmbyer zjarr.

Por, Irani e ka të qartë se çdo përgjigje nga Izraeli do të rezultonte në përshkallëzim të mëtejshëm.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se operacioni i së martës ishte “vetëm një pjesë e fuqisë sonë”./Lajmi.net/