Historianët kundër që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Vlorë (Video)

Përkundër se ndoshta u takon më së shumti atyre, askush nuk i pyeti për t’iu marrë ndonjë mendim.

Lajme

16/05/2015 20:50

Pavarësisht këtij injorimi nga qeveria, historianët e Kosovës mendojnë se eshtrat e Isa Boletinit nuk duhet të varrosen në Vlorë.

Historiani Jusuf Buxhovi, këtë tentativë e sheh shumë të ulët nga ana e politikanëve. Ai këtë veprim e quan “tradhti kombëtare”, transmeton Klan Kosova.

Buxhovi thotë se për këtë çështje është dashur që të pyeten historianët e akademikët.

Por, edhe populli.

Mendim të ngjashëm ka edhe historiani tjetër Frashër Demaj. Ai thotë se nuk ka asnjë argument që Isa Boletini duhet te ri-varrostë në Vlorë e jo në vendlindje.

YouTube player