Hiqni duart nga timoni, BMW që parkohet vetë

Vështirësi në parkimin e veturës? Këtë problem ua zgjidh një veturë e BMW-së.

Auto & Tek

10/09/2019 10:25

Firma gjermane e prodhimit të veturave në seritë e reja ka ofruar opsionin “Park Assist”, që e bën të mundur parkimin e veturës në mënyrë automatike, transmeton lajmi.net.

Madje, veturave i është instaluar një ekran që tregon vizualisht procesin e parkimit, si dhe anticipimin e vendit ku do të parkohet.

Kanali zyrtar i ‘BMW’ ka publikuar një video për t’ua bërë me dije shoferëve se si funksionon ky modalitet. Ndiqeni atë më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player