Hill: Jakup Krasniqi ishte i shqetësuar se Millosheviq do të ndryshonte kushtet e marrëveshjes – Demaçi nuk pranonte asnjë negociatë me serbët që nuk trajtonte pavarsinë
Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, teksa ka treguar se në janar të vitit ’99, ka qenë shkëmbimi i parë i negociatave mes UÇK dhe ushtarëve gjatë konfliktit. Më poshtë mund të ndiqni dëshminë e tij, teksa po merret në pyetje nga avokati Dixon: Dixon: A është e vërtetë se në janar…
Lajme
Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, teksa ka treguar se në janar të vitit ’99, ka qenë shkëmbimi i parë i negociatave mes UÇK dhe ushtarëve gjatë konfliktit.
Më poshtë mund të ndiqni dëshminë e tij, teksa po merret në pyetje nga avokati Dixon:
Dixon: A është e vërtetë se në janar të ’99 ka qenë shkëmbimi i vetëm i negociatave mes UÇK dhe ushtarëve gjatë konfliktit?
Hill: Mesa kam dijeni po.
Dixon: Dhe mesa shihet ka qenë një çështje unike pasi kishte marrë përmasa të mëdha politike aso kohe?
Hill: Ishte çështje madhore sepse nuk ishte bërë asnjëherë më parë një gjë e tillë dhe ishim skeptik se një gjë e tillë se do të realizohej.
Dixon: Ju thatë dje se Millosheviq, kishte thënë se do të hap portat e ferrit nëse nuk bëhej diçka?
Hill: Kjo është rresht nga një film që unë s’do ta kishte përdorur por tha diçka në këtë formë pra ai planifikonte të ndërmerrte masa të rrepta nëse nuk ndërmerrej diçka.
Dixon flet për një shkëmbim: Krasniqi ishte i mendimit se ky shkëmbim duhej të ishte simulant i një kohshëm dhe kur i thanë për këtë shkëmbim me shkëputje ai tha se si mund të kem besim te Millosheviqi, a është kështu?
Hill: Po.
Dixon: Dhe ju thatë se si sipas jush ai ishte i shqetësuar se Milosheviq do të ndryshonte kushtet e marrëveshjes?
Hill: Po por unë i thash ky nuk është problemi yt është i imi pastaj.
Dixon: Në thelb ju keni përdorur kartën e SHBA-ve?
Hill: Po ne përdorëm sepse vonesa 10 ditore kjo ishte deja ime dhje kjo ide mbështetej në Uashington sepse askush më mirë se unë nuk e njihte situatën dhe gjëja e fundit që duhej të në Washnogton pritej të thuhej ishte na ka dal një problem në Kosovë pra idetë e këqija miratoheshin sepse idetë tjera ishin edhe më të këqija.
Dixon: Pra mendoj se kur e thatë këtë ju e dinit shumë mirë që UÇK, kishte nevojë për mbështetjen e SHBA-ve dhe ndërkombëtareve?
Hill: Absolutisht që më shkoj në mendje.
Dixon: Dhe Jakup Kraniqi e dinte këtë gjë?
Hill: Besoj se po… ishte e rëndësishme të komunikoja me sekretaren Albrgiht dhe ambasadorin Hoolbrougt dhe unë flisja me persona që kishin fuqi vendimmarrëse.
Dixon: Ju mendoni Se Krasniqi kishte marrë udhëzime pikërisht, sepse ju nuk mendonit se Krasniqi ishte figura kryesor?
Hill: Po këto janë mendime ta pabazuara por në mungesë të info tjera atëherë po.
Dixon: Kjo është përshtypja juaj nga ajo që keni parë se nuk kishte ndonjë pozicion?
Hill: po kjo është përshtypja ime.
Dixon pyet për periudhën kur u kthyen në Kosovë delegacioni nga Rambuje?
Hill: Jo nuk kam qenë me delegacion , nga kujtesa ime mbaj mend që qeveria franceze ishe përkujdesur për përkthim të anëtarëve të saj.
Dixon: Poshtë në të njëjtin paragraf tregon se ka pasur një konflikt të madh brenda UÇK për Rambuje dhe antagonisti kryesor i UÇK ishte përfaqësuesi politik Adem Demaçi?
Hill: Ne e dinim se Adem Demaçi ishte kundër çdo negociate me serbët dhe ishte kundër çdo gjëje që nuk e trajtonte pavarësinë?
Dixon: Dhe ju mendonit se personat që ishin në favor të nënshkrimit duhet ta shisnin atë marrëveshje?
Hill: Kështu e kuptonim ne sepse në këtë fazë nuk ekzistonte një person ta nënshkruante marrëveshjen, kjo ishte pikëpamja jonë. /Lajmi.net/