Hill flet për serbët që mbështesin Rusinë: Po shoh luftë kundër rrugës drejt Perëndimit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se nuk ka dyshim që Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër litiumit i sheh si një luftë kundër kësaj rruge. Sipas Hill, në mesin e atyre që po kundërshtojnë litiumin në rrugë, ka nga ata që mbështesin Rusinë. Këtë deklarim ai e bëri duke marrë…

Lajme

12/09/2024 11:16

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se nuk ka dyshim që Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër litiumit i sheh si një luftë kundër kësaj rruge.

Sipas Hill, në mesin e atyre që po kundërshtojnë litiumin në rrugë, ka nga ata që mbështesin Rusinë.

Këtë deklarim ai e bëri duke marrë pjesë në debatin “Rezistenca demokratike, sundimi i ligjit dhe siguria ekonomike: Një pasqyrë e opsioneve të politikave për Ballkanin Perëndimor”.

“Unë shoh gjithashtu luftë kundër asaj se Serbia është duke lëvizur drejt Perëndimit”, tha Hill dhe shtoi se “megjithatë beson” se Serbia mund të marrë rrugën e duhur./Lajmi.net/