Higuain ‘tradhton’ Juven, transferohet te rivalët e Serie A
Largimi i mundshëm i Gonzalo Higuain nga Juventus mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj vere.
Sport
E ardhmja e sulmuesit argjentinas mbetet e pa përcaktuar pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga ‘Zonja e Vjetër’.
Këtë situatë është duke e monitoruar Chelsea, që tani për trajner ka Maurizio Sarrin, ish trajnerin e Napolit me të cilin ka punuar Higuain.
Por, rruga për të arritur te Higuain po shkon duke u bërë më e vështirë për Chelsean, me Milanin që po konsideron përfshirjen në garë.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se kuqezinjtë janë në mesin e skuadrave të interesuara për Higuain, sidomos pa ardhjes së Leonardos nga PSG./Lajmi.net/