Higuain niset drejt ShBA-ve, pritet transferimi te Inter Miami

Higuain thuhet se do të shkëpus kontratën me Juventus.

Sport

10/09/2020 21:15

Gonzalo Higuain nuk është pjesë e planeve të Andrea Pirlo, dhe për këtë arsye pritet që të largohet nga Torino.

Sulmuesi thuhet se veçse ka shkëputur kontratën me Juven, por kjo do të bëhet e ditur më vonë.

Zyrtarizimi sipas ‘Tuttosport’ do të bëhet kur lojtari të nënshkruajë marrëveshje me Inter Miami, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të Juventus.

Marrëveshja me Inter Miami pritet të finalizohet shumë shpejtë. /Lajmi.net/