Higuain kushton 94 milionë euro
Napoli ka insistuar se sulmuesi Gonzalo Higuain nuk do të largohet nga klubi, për më pak se 94 milionë euro.
Sport
Napoli ka bërë të ditur se sulmuesi Gonzalo Higuain, në kontratën e tij me klubin ka të përfshirë një dëmshpërblim të lartë prej 94 milionë euro.
Kështu, ata reaguan ndaj spekulimeve se Milan ka shprehur interesim për transferimin e tij. “Në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi rreth largimit të Gonzalo Higuain për një shifër prej afër 50 milionë euro.
Napoli dëshiron të saktësojë se dëmshpërblimi në kontratën e sulmuesit argjentinas është 94.736.000 euro”, thuhet në njoftimin e Napolit, të publikuar nga “Radio Kiss Kiss Napoli”.
“Andaj, Napoli nuk do ta konsiderojë shitjen e Higuainit për një shifër tjetër përveq asaj të dëmshpërblimit”.