Hidhet granatë dore në shtëpinë e një serbi
Në orën 3:25 të datës 10 tetor, në Zubin Potok, disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e një qytetari me etni serbe.

Lajme
Siç njofton Policia e Kosovës, në këtë rast janë shkaktuar dëme materiale në një kioskë dhe në një pjesë të shtëpisë së viktimës.
“Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe një siguresë të granatës së dorës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./lajmi.net/