Hezbollah dhe Fronti Nusra përleshen në kufirin Liban-Siri
Pjesëtarë të organizatës Hezbollah janë përleshur sot më lindje të Libanit, në afërsi të kufirit me Sirinë, me pjesëtarë të Frontit Nusra, që është degë e al-Kaidës.

Bota
Për këtë incident raportoi agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar kanalit televiziv të lëvizjes militante Hezbollah dhe një burimit ushtarak në këtë grup militantësh në Liban.
Sipas pohimeve të këtij burimi ushtarak, Hezbollah sulmoi nga prita pjesëtarët e Frontit Nusra në paralagjet e qyteteve malore Tufeil dhe Britel.
Fronit Nusra është aktiv në hapësira afër kufirit sirian-libanez, ndërsa më herë ka sulmuar si forca qeveritare libaneze ashtu edhe pjesëtarë të Hezbollahut.
“Konflikti ka shpërthyer para disa orëve, kurse humbjet e tyre janë të mëdha”, deklaroi burimi i Hezbollahut për Reuters.
Sipas TV Al Manar, luftëtarët e Hezbollahut kanë shkatërruar pesë automjete ushtarake të Frontit Nusra dhe kanë vrarë 12 pjesëtarë të saj.
Pala tjetër në këtë konflikt ende nuk është prononcuar.
Grupi Hezbollah është i afërt me presidentin sirian Bashar la Asad dhe janë të myslimanë shiitë, derisa Nusra është organizatë islamike radikale e përbërë nga myslimanë sunit.