Hetimi për zjarrin në Koçan pritet të përfundojë në mes të qershorit
Hetimi për zjarrin në Koçan në Maqedoni të Veriut pritet të përfundojë në afatin e paraparë prej 90 ditëve, përkatësisht deri më 16-17 qershor. Kështu ka thënë prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski, në një intervistë për Alsat M. Në këtë rast të rëndë, ku 62 njerëz vdiqën, Kocevski theksoi se ditë e natë punojnë 13…

Lajme
Hetimi për zjarrin në Koçan në Maqedoni të Veriut pritet të përfundojë në afatin e paraparë prej 90 ditëve, përkatësisht deri më 16-17 qershor.
Kështu ka thënë prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski, në një intervistë për Alsat M.
Në këtë rast të rëndë, ku 62 njerëz vdiqën, Kocevski theksoi se ditë e natë punojnë 13 prokurorë publik dhe me intensitet të këtillë të ndërmarrjes së veprimeve hetimi do të përfundojë me kohë.