Hetim të votave edhe në Podujevë- Në kandidatët e Vetëvendosjes ra numri i votave më së shumti pas rinumërimit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të Drejtave të Votimit. Gjatë këtij procesi, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të Drejtave të Votimit.
Gjatë këtij procesi, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës, raporton lajmi.net.
Por kujt i ra numri i votave pas rinumërimi në këtë komunë?
Më së tepërmi numri i votave ra në Vetëvendosje.
Kandidati Vendenis Lahu ra në -407 vota, kurse ministri në detyrë Ejup Maqedonci ra në -389 vota. Kurse kandidatja Adelina Stublla ra në -244 vota dhe Albin Kurti në -92 vota.
Nga PDK-ja, kandidatja Ditjona Statovci ra në -230 vota kurse Ilir Murtezaj në -37 vota.
Në LDK kandidati Qendrim Sotfolli ra në -37 vota dhe Lumir Abdixhiku në -23 vota.
Nga AAK-ja Baki Feta ra në -22 vota dhe Arbnor Fazliu në -18./Lajmi.net/