Hetim për materiale të ndaluara në Gjilan, një person përfundon në pranga
Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një telefon mobil që dyshohet se është përdorur në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një telefon mobil që dyshohet se është përdorur në lidhje me rastin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente /Lajmi.net/