Heshtja e kryeministrit pas dështimit të Gjykatës Speciale
Tërë kjo ditë e stërmbushur me deklaratë nga të gjitha instancat rreth temës e cila po e “rreh” Kosovën që disa muaj, Gjykata Speciale, pati vetëm një mungesë.
Lajme
Është kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili si duket sistemin e tij “duart në xhepa”, po e praktikon edhe sot. Asnjë deklaratë nga kryeministri nuk ka pasur që nga vendimi i Kuvendi të Kosovës që i tha jo ndryshimeve kushtetuese të cilat bënin të mundur themelimin e Gjykatës Speciale.
Ai pati një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku kërkoi nga deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës dhe aty përfundoi gjithçka, transmeton Indeksonline.
Pasi dështoi ky mision i Qeverisë së Kosovës, pothuajse të gjithë liderët e partive dhe pushtetarët dhanë deklarata, qoftë në hollin e Kuvendit menjëherë pas seancës apo edhe nëpërmes rrjeteve sociale, por Isa Mustafa heshti.