“Heroi i padukshëm i kazanit” – Sindikata publikon video të një punëtori të KEK-ut derisa del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5
Puna në Korporatën Energjetike të Kosovës vazhdon të mbetet një nga punët më të vështira dhe më të rrezikshme për punëtorët aty. Një nga ta sot është parë edhe në një gjendje të rëndë në një video derisa del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, i gjithi në pluhur, i cili përsëri i shpëton…

Lajme
Puna në Korporatën Energjetike të Kosovës vazhdon të mbetet një nga punët më të vështira dhe më të rrezikshme për punëtorët aty.
Një nga ta sot është parë edhe në një gjendje të rëndë në një video derisa del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, i gjithi në pluhur, i cili përsëri i shpëton rrezikut.
Sindikata e Re e KEK-ut, ka shkruar se punëtorët e KEK-ut hyjnë pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë, shkruan lajmi.net.
“Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë. Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor. Këta janë punëtorët tanë të KEK-ut – të heshtur, por të pazëvendësueshëm! Respekt për punën e tyre”, ka shkruar Sindikata e Re e KEK-ut. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: