Hera e parë në histori që Real Madridi luan pa asnjë lojtarë spanjoll në fushë
Real Madridi po luan ndeshjen e xhiros së 16 në La Liga. ‘Mbretërit’ luajnë përballë Villarreal takimin në kuadër të ligës spanjolle, transmeton lajmi.net. Rezultati është 1:0 në favor të Villarreal, por në këtë takim ka ndodh një gjë e pazakontë. Për herë të parë në 121 vjet dhe 4436 ndeshje zyrtare, Real Madridi fillon…
Sport
Real Madridi po luan ndeshjen e xhiros së 16 në La Liga.
‘Mbretërit’ luajnë përballë Villarreal takimin në kuadër të ligës spanjolle, transmeton lajmi.net.
Rezultati është 1:0 në favor të Villarreal, por në këtë takim ka ndodh një gjë e pazakontë.
Për herë të parë në 121 vjet dhe 4436 ndeshje zyrtare, Real Madridi fillon pa asnjë spanjoll në formacionin e tyre fillestar.
Ata kanë në fushë tre lojtarë francezë, dy brazilian, dy gjerman, një belg, një kroat, një austriak dhe një uruguain./Lajmi.net/