Henry e përjashton Chelsean nga gara për titull

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka thënë se janë pesë skuadra të cilat luftojnë për titullin e Premier League, por që ka thënë se në këtë mes nuk bën pjesë Chelsea.

Sport

29/11/2015 12:42

Thierry Henry e ka përjashtuar Chelsean nga gara për titullin e kampionit të Premier Ligës këtë edicion.

“Për mendimin tim ekipet që mund ta fitojnë titullin janë: Manchester United, Manchester City, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe ndoshta Liverpool”.

“Për Chelsean as që bëhet fjalë. Vetëm nëse ata do të luanin sikur në sezonin e kaluar, atëherë sigurt mund të ishin 10 pikë përpara duke prirë në tabelë, kështu që me njërën dorë do të ishin tek trofeu”, ka thënë Henry, transmeton Klan Kosova.