Henrik Fisker rikthehet në skenë me Ford Mustang Rocket

Auto dizajnuesi dhe biznismeni Henrik Fisker është kthyer, dhe këtë herë ai ka bashkëpunuar me Galpin Auto Sports për të shfaqur në LA veturën Ford Mustang Rocket.

Auto & Tek

23/11/2014 16:07

Kjo shënon edhe rikthimin e tij të madh në skenën e automjeteve një vit pasi që firma e tij Fisker Automotive kishte bankrotuar.

Gjatë kësaj jave, Fisker dhe Galpin e krijuan modelin Rocket si një veturë amerikane me muskuj, transmeton Lajmi.net.

Rocket është mjaft impresionues nën kapakun e tij, pasi që ai mban një motor super-të mbushur 5.0-litërsh V8, që është në gjendje të prodhojë 725 kuaj-fuqi.

Vetura si nga jashtë ashtu edhe brenda është e punuar nga materiale të kualitetit të lartë, dhe pritet që të ketë një çmim prej $100,000 kur të dalë zyrtarisht në shitje.