Helmohen pesë nxënës të një shkolle në Prishtinë

Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë helmuar dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajme

09/09/2019 12:07

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për lajmi.net se nxënësit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive nën dyshimin se janë helmuar nga ushqimi.

“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu. /Lajmi.net/