Hekuran Murati pas elaborimit të problemeve kushtetuese, inflacionit, gjen pak kohë edhe për arkeologji

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë gjithë krizës e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, ndonëse pa ekspertizë, është marrë me elaborimin dhe sqarimin e çështjeve kushtetuese që rregullojnë procesin e konstituimit të Kuvendit. Murati tek pas masës së Kushtetueses që ka pezulluar mbledhjet në Kuvend për seanca konstituive, iu është rikthyer problemeve që…

Lajme

02/08/2025 20:56

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë gjithë krizës e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, ndonëse pa ekspertizë, është marrë me elaborimin dhe sqarimin e çështjeve kushtetuese që rregullojnë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Murati tek pas masës së Kushtetueses që ka pezulluar mbledhjet në Kuvend për seanca konstituive, iu është rikthyer problemeve që lidhen me financat. Sot gjatë gjithë ditës ka trajtuar temën e inflcionit dhe ka argumentuar e kundërargumentuar me rival politik.

Derisa pasditen e së shtunës, ministri Murati ka gjetur pak kohë edhe për arkeologji. Ai ka shpërndarë një postim të ministri Hajrulla Çeku, për një zbulim arkeologjik në Ulpianë.

“Zbulimi i rrënjëve tona përmes gërmimeve arkeologjike pothuajse ishte harruar në tërësi gjatë qeverisjeve të kaluara. Por krejt kjo ka ndryshuar rrënjësisht në këto katër vitet e fundit. Hajrulla Çeku me ekip kanë bërë punë fantasike me zbulimet e reja në Ulpianë dhe në zonat tjera.”, ka shkruar Murati.