Hekuran Murati: Metoda e votimit nuk po ndryshohet në mes të procesit, por në fillim
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka thënë se procesi i votimit të kryeparlamentarit u tentua të ndryshohej në mes të votimit. Në seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit u propozua kalimi në votim të fshehtë, por një gjë e tillë nuk kaloi, transmeton lajmi.net. Teksa për këtë u kritikua nga partitë e tjera se…

Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka thënë se procesi i votimit të kryeparlamentarit u tentua të ndryshohej në mes të votimit.
Në seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit u propozua kalimi në votim të fshehtë, por një gjë e tillë nuk kaloi, transmeton lajmi.net.
Teksa për këtë u kritikua nga partitë e tjera se votimi nuk mund të ndërrohet në mes të procesit, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook thotë se ky ndërrim është në fillim të procesit.
“Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit:Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit. Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit. Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri”, ka shkruar ai./Lajmi.net/
Ja postimi i plotë: