Hehir: Qeveria Kurti bëri në veri atë që do të bënte secili shtet që respekton veten
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Londër, Aidan Hehir, ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës kanë qenë veprime që do t’i bënte secili shtet për të siguruar sovranitetin e brendshëm. Hehir ka thënë se mos kontrolli i tërë territorit të saj, për Kosovën do të ishte pengesë për…

Lajme
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Londër, Aidan Hehir, ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës kanë qenë veprime që do t’i bënte secili shtet për të siguruar sovranitetin e brendshëm.
Hehir ka thënë se mos kontrolli i tërë territorit të saj, për Kosovën do të ishte pengesë për njohjen ndërkombëtare.
Ai ka thënë se Kurti deshi ta ndalë këtë, ndonëse mënyra që e bëri sipas tij inatosi ndërkombëtarët.
“Kurti dhe qeveria deshën ta ndalin këtë. Mendoj se bënë në mënyrë që inatosi komunitetin ndërkombëtar dhe s’do të shtirem se kjo nuk ndodhi”, ka thënë ai.