Haziri thotë se LDK nuk do të ketë takim me Kurtin: Ka takim Limaj-Kurti, LDK e ka qëndrimin jo
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri sot ka folur para mediave në lidhje me bllokadën në Kuvend e cila nuk pritet të zgjidhet as në seancën e sotme e cila është e 48-ta me radhë. Ai ka thënë se mungesa e një marrëveshje politike po e mban Kosovën pa Qeveri dhe pa Kuvend, shkruan lajmi.net. “Ajo…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri sot ka folur para mediave në lidhje me bllokadën në Kuvend e cila nuk pritet të zgjidhet as në seancën e sotme e cila është e 48-ta me radhë.
Ai ka thënë se mungesa e një marrëveshje politike po e mban Kosovën pa Qeveri dhe pa Kuvend, shkruan lajmi.net.
“Ajo që quhej Qeveri në detyrë doli që edhe deputet edhe ministër nuk funksionon dhe nuk lejohet të ndodh në Kosovë. Tash edhe një vendim gjykate që fatkeqësisht dëshmon se 8-9 deputetë po shkaktojnë shkelje të rëndë të ligjit, duke sjell akte, duke zgju mjete buxhetore. Do të duhej të largoheshin menjëherë prej zyreve dhe po presim me padurim lajmin për një marrëveshje politike”, ka thënë Haziri.
Ai ka përmendur 26 korrikun, datën e caktuar nga Gjykata Kushtetuese për të gjetur një zgjidhje e për të cilën ka thënë se shterja e mundësive për një marrëveshje po shihet se nuk po ndodh.
“Ka takim Limaj-Kurti, e Kurti të tjerët. LDK-ja e ka qëndrimin jo. Edhe pse nuk ka përpjekje për të arritur një marrëveshje, dhe derisa nuk ke marrëveshje në tavolinë do të thotë që nuk je mjaftueshëm i angazhuar”, ka thënë Haziri në lidhje me një takim eventual të mundshëm të tyre me Kurtin. /Lajmi.net/