Haziri: S’ka vakum institucional, Vetëvendosje duhet t’i japë zgjidhje situatës
Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së, është deklaruar pak para nisjes së seancës konstituive. Haziri u drejtua para mediave duke thënë se paralajmërimi i djeshëm i Kurtit se Kosova po kalon një proces vakumi institucional nuk qëndron. “Në politikë s’ka vakum pasi më 9 shkurt o përcaktu kjo peshë dhe duhet zbatuar”, ka thënë Haziri.…

Lajme
Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së, është deklaruar pak para nisjes së seancës konstituive.
Haziri u drejtua para mediave duke thënë se paralajmërimi i djeshëm i Kurtit se Kosova po kalon një proces vakumi institucional nuk qëndron.
“Në politikë s’ka vakum pasi më 9 shkurt o përcaktu kjo peshë dhe duhet zbatuar”, ka thënë Haziri.
Tutje ai ka thënë se LDK është për zgjidhje institucionale por jo bashkëqeverisjen që sipas tash VV-ja ia ka propozuar LDK-së.
“Fakti se s’ kemi një marrëveshje politike nuk besoj se do të zgjidhet çështja pasi është proces i lidhur edhe pse Kurti po tenton që ti bëj si të ndara. Rruga e re për Kosovën ka qenë dhe as për Kurtin as për VV pra ne kemi pas një rrugë për Kosovë. S’ka preferenca të reja apo të vjetra ka qëndrim politik”, ka thënë Haziri. /Lajmi.net/