Haziri: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore. Haziri në një intervistë për GazetaBlic thekson se, pas kësaj, shqetësim mjaft i madh e pret Kosovën e Qeverinë e Albin Kurtit. “Sigurisht që Beogradi zyrtar është burim…

Lajme

25/04/2024 12:55

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore.

Haziri në një intervistë për GazetaBlic thekson se, pas kësaj, shqetësim mjaft i madh e pret Kosovën e Qeverinë e Albin Kurtit.

“Sigurisht që Beogradi zyrtar është burim i dështimit në të këtij votimi sipas peticionit për largimin e kryetarëve, të cilat kanë legalitet, por nuk kanë legjitimitet. Shqetësimi për Republikën e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin do të jetë shumë i madh sepse lojaliteti i serbëve të Kosovës në këto katër komuna karshi Beogradit zyrtar ishte shumë i madh”, tha Haziri.

Haziri e sheh si shqetësues faktin se serbët e Kosovës kanë një besueshmëri ndaj Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.

“Burimi i krejt problemit që duhet të jetë shqetësim për Kosovën është, jo vetëm lojaliteti i serbëve të Kosovës ndaj Beogradit zyrtar, por ndaj dështimit të politikave të Qeverisë së Kosovës sepse masat ndëshkuese, përmes planit për destablizim, do të jetë shumë vështirë me u përmbush në sytë e BE-së. Situata do të vazhdon të mbahet si e tillë, praktikisht ne jemi kthyer në pikën zero që nënkupton iniciativën për bojkot, ku bojkoti i institucioneve të Kosovës po përcillet me bojkot institutcional”, tha Haziri.

“E keqja e madhe është se ne po i vuajm sanksionet financiare dhe limitet e mëdha që kanë vendos partnerët ndërkombëtar ndaj eksponentëve të Qeverisë, që përfshijnë edhe kryeministrin Kurti”, shton ai.

Haziri kritikon qasjen e Qeverisë edhe sa i përket sanksioneve që po i vuan Kosova, teksa thotë se procesi i shkarkimit të kryetarëve nuk i largon ato.