Haziri: Pa LDK-në as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se pa LDK-në as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset. Ai fillimisht tregoi nëse po e ndjek “hija e Rugovës” tek LDK-ja që në momente të vështira të dal para mediave. “Natyrisht që unë jam rrit dhe kam ardhë në këtë moshë, prej 4 marsit të…

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se pa LDK-në as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset.
Ai fillimisht tregoi nëse po e ndjek “hija e Rugovës” tek LDK-ja që në momente të vështira të dal para mediave.
“Natyrisht që unë jam rrit dhe kam ardhë në këtë moshë, prej 4 marsit të 1990 kam hyrë në Lidhjen e Rinisë Demokratike. Jam mësu që sfidat të bën të suksesshëm jo ikja prej problemit por marrja me problem”, tha Haziri në T7.
“Diçka që LDK-në pas lirisë së Kosovës, e ka përcjellë edhe me formula zgjedhore edhe me formula politike, edhe me angazhime krejt kjo parimi i sulmit në LDK, duke e pasur vetëm një vlerësim peshën që e bartë LDK-ja, edhe kur i ka pasë me një kohë numër të madh të deputetëve edhe kur i ka pasë 49 edhe 25, edhe 13 edhe sot 20, LDK-ja po e runë rëndësinë e vet, pa LDK-në nuk bëhen as nuk mbyllen proceset”, tha tutje ai.